LDK emëron dy koordinatorë në Vushtrri pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit

Pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, strukturat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë caktuar dy koordinatorë të rinj për drejtimin e përkohshëm të degës. Adnan Lahu dhe Fisnik Basholli janë autorizuar të bashkëmenaxhojnë Degën e LDK-së në Vushtrri, raporton lajmi.net Lajmi.net për këtë ka siguruar…

Lajme

28/11/2025 21:47

Pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, strukturat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë caktuar dy koordinatorë të rinj për drejtimin e përkohshëm të degës.

Adnan Lahu dhe Fisnik Basholli janë autorizuar të bashkëmenaxhojnë Degën e LDK-së në Vushtrri, raporton lajmi.net

Lajmi.net për këtë ka siguruar edhe dokumentin nga LDK, që dëshmon se Lahu dhe Basholli janë autorizuar si kordinator në Vushtrri deri në mbajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Me këtë autorizim, të dy koordinatorët marrin përsipër:

  • Organizimin dhe menaxhimin e përditshëm të degës,
  • Koordinimin e strukturave partiake,
  • Menaxhimin e aseteve dhe rrjeteve sociale të degës,
  • Si dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve statutare të parapara për organet drejtuese.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet aktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për Degën e LDK-së në Vushtrri, proces i cili pritet të përcaktohet me vendim të veçantë nga nivelet qendrore të partisë./Lajmi.net/