LDK duhet të hap garën për kryetar të ri
LDK gjithsesi duhet që të hap garën për Kryetar të ri të parties edhepse zgjedhjet e rregullta është e paraparë të mbahen kohë më vonë. Paaftësia e Kryetarit të tanishëm për të udhëhequr me LDK-në për shkak të sëmundjes e bënë gjithsesi të domosdojshme hapjene garës. Nevojën për hapje të garës e bënë domosdoshmëria që LDK të rimarrë rolin partisë shtetëndërtuese përmes të qënit opozitë me kapacitete për rrëzimit të kësaj qeverie dhe sjelljëne ndryshimeve që ka nevojë Kosova. LDK nuk mund të dalë nga inertësia e tanishme pa ndryshime të mbrendshme edhe të gjëra edhe të thella.
Lajme
Disa në LDK ndjehen komod se e shohin LDK-në si partinë më të madhe dhe se pushteti vjen vetvetiu. Keta mund edhe t’i fusin duart në xhepa po pushteti nuk vjen vet. Pushteti duhet marrë, ky është rregulli. Sëpaku, duhet që pushteti të meritohet. A meriton LDK si strukturë e tanishme që të marrë pushtetin? Unë them jo. Dhe këtë për një arsye të thjeshtë, nuk ofron ndryshimin, ofron vazhdimin. As Kosova dhe as anëtarësa e LDK nuk kërkojnë vazhdimin, kërkojnë ndryshimin.
LDK si strukturë e tanishme është inerte, e paaftë për të imponuar marrjen e pushtetit, dhe kur është e paaftë për t’u imponuar si do të mund të bëj qeverisje ndryshe? Qeverisjen si deritani edhe mund të bëj pa problem, në koalicion me ndonjë forcë tjeter politike. Paaftësia e LDK-së për t’u imponuar nëmarrjen e pushteti u vërtetua edhe me tryezatë e fundit të partive politike. Mbrenda LDK-së sigurisht që ka forca që kërkojnë ndryshime, kërkojnë pushtetin për të bërë ndryshime. Tanipërtani, keto forca janë të mbizotëruara nga forcat inerte mbrenda LDK-së.
Forcatë mbrenda LDK-së që kërkojnë ndryshim fuqizuan kërkesën që në bashkëbisedim me forcat tjera politike të gjendet një zgjidhje politike në dobi të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Këto kërkesa u amortizuan lehtë nga rrjeti i SHMS-ve mbrenda Kosovës dhe mbrenda LDK-së. Fillimisht doli një forcë tjetër politike me një agjendë që e quajtën për shtetin e Kosovës e në fakt ishte agjendë për drzhavën e Kosovës. Në tryezë, si çdohera, u bënë shumë fjalë se do të veprohet kështu e ashtupor pa asnjë veprim konkret. Dhe u arritë paqja dhe qetësia për komoditetin e nevojshëm që të qeverisëtkësisoj pa cenuar funksionimin e drzhavës së Kosovës.
Si ndikon LDK e tanishme në komoditetin e qeverisjes së tanishme, qeverisjes me qetësi pa ndryshuar as më të voglën gjë? Përderisa LDK ka përmbrenda forca të devotshme për ndërtimin e shtetit të Kosovës, ka gjithashtu edhe forca të devotshme për mbajtjën në funksion të drzhavës së Kosovës të ndërtuar nga rrjeti i spiunëve të SHMS-ve në Kosovë dhe mbrenda LDK-së. Rrjeti i ndërtuesve të drzhavës së Kosovës në LDK ka shëndërruar LDK-në nga parti politike shtetëndërtuese në parti politike inerte, dhe vazhdon të mbaj LDK-në në këtë gjendje. SHMS-të janë të sigurta se perderisa e mbajnë LDK-në parti politike inerte, nuk rrezikohet funksionimi i drzhavës së Kosovës.
Anëtarësia e LDK-së, por edhe Kosova si terësi, kanë nevojë që LDK të rikthehet në rolin e partisë politike shtetndërtuese. Kjo mund të arrihet vetem poqëse LDK bëhet parti e aftë për të imponuar ndryshimin, e aftë për imponuar rrëzimin e qeverisë dhe marrjën e pushtetiti për të kryer ndryshimet e kërkuara, kjo mund të arrihet vetëm poqëse LDK meriton marrjën e pushtetit si parti që siguron ofrimin e ndryshimit. Marrja e pushtetit me koalicione pa rritje organike të LDK-së nuk siguron ndryshimin, dhe në këtë mënyrë nuk e meriton pushtetin. Një LDK e këtillë mund të ndërtohet vetëm me ndryshime të gjëra dhe të thella në vetë LDK-në, ndryshime që duhet t’i bëj Kryetari/ja e ardhshme.
Hapja e garës për Kryetar të ri të partisë është praktikë e re në Kosovë. Asnjëra nga partitë tona politike, as LDK, deri tani nuk kanë patur garë mbrendapartiake. Kanë patur ndoshta ndonjëhere kundërkandidatë por jo garë. Garë është kur dy a më shumë kandidatë garojnë në kushte të barabarta, dhe kur kandidatët kanë kushtet e duhura për të paraqitur para anëtarësisë zotësitë që ka kandidati. Garë është kur kandidatët ofrojnë idetë dhe konceptet e tyre tek anëtarësia, i artikulojnë dhe i ballafaqojnë në mes veti përmes diskutimeve dhe debateve mbrendapartiake. Gara nuk është luftë për pushtet, nuk është luftë për individ mbrenda partisëpër të marrë vota pa zgjedhur metodë, d.m.th. me rrena, mashtrime etj. Gara nuk është luftëpër marrjen e pushtetit pa iu nënshtruar rregullave të garës.
Organet e LDK-së duhet që të marrin vendim në të cilin do të përcaktoj datën e paraqitjes së kandidaturave pretendent për Kryetar, kohën e fushatës mbrendapartiake për pretendentët, kodin e sjelljes së pretendentëve, metodatë e përdorimit në fushatën parazgjedhore ( 3 muaj, 6 muaj, etj), me një fjalë të gjitha rregullatë që sigurojnë një garë të barabart dhe të drejtë. Përcaktimi i rregullave të garës do t’i siguronte anëtarësisë sëLDK-së mundësinëqë të përzgjedhin kandidatin që ofron konceptet dhe idetë më të mira, kandidatin që ofron programin më tëmirë,si dhe zotimet e duhura për përmbushje të programit.
Cilido kandidatë që fiton garën, nuk mund të punoj dhe të bëj ndryshimet mbrenda LDK-së pa patur një ekip për punë të përbashkët. Një individë nuk mund të kryej shumë punë shumë, shumë individë mund të kryejnë shumë punë. Një individ mund të kontriboj shumë. Individi Kryetar i ri i LDK-së mund të kontriboj shumë nëse arrinë që të mobilizoj shumë individë rreth ideve, koncepteve dhe programit që ofron sepse kështu do te siguroj përmbushjen eprogramit.
LDK e tanishme duhet të hap garën për Kryetar të ri, të gjitha rrethanatë dhe kushtetë e krijuara e kërkojnë këtë. LDK duhet që të jetë prijëse me praktikatë e kërkuara për ndërtim të shtetit të Kosovës, LDK duhet të filloj me konkurrencëshmërinë mbrendapartiake dhe të dëshmohet si prijëse e praktikave të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Zbatimi i konkurrencëshmërisë për zgjedhjen e Kryetarit të ri duhet të jetë vetëm hapi i parë, vendosje në zbatim e parimit të konkurrencëshmërisë edhe për postet tjera mbrendapartiake. Zbatimi i konkurrencëshmërisë duhet të jetë parim dhe rregull mbi të cilin do të funksionoj LDK në të ardhmen.
LDK duhet që anëtarësisë, simpatizantëve por edhe Kosovës t’i ofroj atë që presin nga ajo. Pritja është që LDK të filloj ndërtimin e shtetit të Kosovës sipas përcaktimeve kushtetuese. Ekonomia e tregut dhe konkurrenca e lirë janë përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës për të siguruar një shoqëri të zhvilluar dhe me mirëqenje të fuqishme. Konkurrencëshmërinë LDK duhet të filloj të kultivoj nga vetja e saj. Si mund të ndërtoj ekonominë e tregut një parti politike që nuk ndërton konkurrencëshmërin mbrenda vet partisë? Vetëm një LDK ndryshe nga kjo e tanishmja, një LDK të cilën do të ndërtonte Kryetari i ri mund t’i ofroj këto.
“Drzhava” e Kosovës po bien, shteti i Kosovës po fillon të ndërtohet. Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë.