LDK dorëzon nesër në Polici dëshmitë për dyshimet e manipulimit me njehsorët elektrikë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë dhe hetuesisë lidhur me dyshimet për manipulime në njehsorët elektrikë. Sipas njoftimit zyrtar, dëshmitë e siguruara nga kjo parti do t’i dorëzohen Policia e Kosovës gjatë ditës së nesërme. “Nesër (e martë), më 7 prill, në orën 09:00, anëtari i LDK-së, Visar…

Lajme

06/04/2026 23:10

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë dhe hetuesisë lidhur me dyshimet për manipulime në njehsorët elektrikë.

Sipas njoftimit zyrtar, dëshmitë e siguruara nga kjo parti do t’i dorëzohen Policia e Kosovës gjatë ditës së nesërme.

“Nesër (e martë), më 7 prill, në orën 09:00, anëtari i LDK-së, Visar Azemi, i dorëzon në Polici të gjitha dëshmitë lidhur me skandalin me njehsorët elektrikë”, thuhet në njoftim.

LDK tash e disa ditë ka ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje, duke kërkuar hetime të plota për dyshimet për manipulime dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse. /Lajmi.net/