LDK dhe Nisma bashkojnë forcat në Fushë Kosovë për balotazhin e 9 nëntorit

Në Fushë Kosovë është arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me Nismën, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për të mirën…

Lajme

21/10/2025 10:12

Në Fushë Kosovë është arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me Nismën, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për të mirën e qytetarëve.

“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar ai.