LDK: Anti-korrupsioni ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Martin Berishajt

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Sipas LDK-së, kallëzimi penal është dërguar për mos-deklarim të pasurisë, apo të hyrave prej gjysmë milioni, shkruan lajmi.net. Kryetarja e forumit të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se pas këtij zhvillimi, shkarkimi…

Lajme

17/08/2022 12:52

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas LDK-së, kallëzimi penal është dërguar për mos-deklarim të pasurisë, apo të hyrave prej gjysmë milioni, shkruan lajmi.net.

Kryetarja e forumit të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se pas këtij zhvillimi, shkarkimi i Martin Berishajt është domosdoshmëri.

“Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, thuhet në postimin e Lushakut.

Lajmi.net ka kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsion një përgjigje në lidhje me raportimet se për Berishajn është dorëzuar kallëzim penal, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:

Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj është domosdoshmëri

Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni.

Hapja e hetimeve, por edhe përfshierja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit.

Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë. /Lajmi.net/