Lazio pëson nga Ludogorets

Përkundër formës së mirë të portierit Etrit Berisha, Lazio nuk arriti të fitojë në shtëpi ndaj Ludogorets Razgrad, ku pësoi 0-1, në kuadrë të Europa Ligës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 45 nga Roman Bezjak, kurse Berisha priti një penallti gjatë ndeshjes. Në ndeshje u paraqit edhe Lorik Cana, i cili u…

Sport

20/02/2014 22:14

Përkundër formës së mirë të portierit Etrit Berisha, Lazio nuk arriti të fitojë në shtëpi ndaj Ludogorets Razgrad, ku pësoi 0-1, në kuadrë të Europa Ligës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 45 nga Roman Bezjak, kurse Berisha priti një penallti gjatë ndeshjes. Në ndeshje u paraqit edhe Lorik Cana, i cili u ndëshkua me të verdhë.

Në ndeshjet tjera, Ajax pësoi në shtëpi nga Salzburg, Porto barazoi me Frankfurtin, e me barazim u ndanë edhe Swansea me Napolin.

Rezultatet e plota:

Ajax 0 – 3 Salzburg

FC Porto 2 – 2 Eintracht Frankfurt

Lazio 0 – 1 PFC Ludogorets Razgrad

Tel Aviv 0 – 0 Basel

Maribor 2 – 2 Sevilla

Real Betis 1 – 1 Rubin Kazan

Swansea City 0 – 0 SSC Napoli

Viktoria Plzen 1 – 1 Shakhtar Donetsk