Lazio i vendos ultimatum David Silvas

Skuadra e Lazios është lodhur nga pritja për David Silva.

Sport

16/08/2020 14:45

Tash e disa javë flitet se David Silva do t’i bashkohet skuadrës së Lazio, por konfirmimi vazhdon të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Lazio tashmë ka vendosur një ultimatum për mesfushorin spanjoll.

Nëse Silva nuk lajmërohet sot, Lazio tërheq ofertën për kontratë tri vjeçare me të, transmeton lajmi.net.

Silva pritej të nënshkruante këtë javë me Lazio, por me eliminimin e City nga Liga e Kampionëve gjërat duhet përshpejtuar sipas drejtuesve të Lazio.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do t’i përgjigjet sot skuadrës romake, ose gjithçka do të mbetet në pritje. /Lajmi.net/