Lazio dhe Galatasaray sigurojnë kualifikimin tutje

Lazio ka shënuar fitore në udhëtim te Lokomotiva e Moskës, derisa Galatasaray ka fituar derbin ndaj Marseilles.

Sport

25/11/2021 20:41

Skuadra italiane triumfoi ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 0 – 3, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Ciro Immobile shënoi dy herë nga pika e bardhë (56′, 63′), derisa Pedri vulosi fitoren në fundin e takimit (86′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të, që pati disa përpjekje për gol, por nuk i konkretizoi.

Ndërkohë, Galatasaray gjithashtu arkëtoi pikët e plota në shtëpi ndaj Marseille, duke fituar me rezultat komod 3 – 1.

Cicaldau kaloi klubin turk në epërsi përmes Cicaldau pas vetëm 12 minutave lojë, derisa një autogol nga Celta-Car dyfishoi epërsinë.

Galatasaray vazhdoi shkëlqimin, derisa Fegouli trefishoi epërsinë. Marseille u rikthye në lojë përmes golit të Arkadiusz Milik (70′), mirëpo nuk vonoi shumë dhe Babel vulosi fitoren (83′).

E tëra që bëri klubi francez, ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit, i shënuar sërish nga Milik (86′).

Galatasaray është lider në grupin E me 11 pikë, tre më shumë se Lazio. Dy skuadrat kualifikohen tutje, por cila do jetë e para në fund mbetet të shihet në xhiron e gjashtë.

Tjetër skuadër që ka siguruar kualifikimin tutje si lider është West Ham që triumfoi ndaj Rapid Vienna./Lajmi.net