Lazio bën favor për liderët e tabelës, e mposht Atalantan – afrohet edhe vet kah kreu dhe tejkalon ‘La Dea’
Lazio ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Atalantas. Skuadra e Lazios ka kaluar mjaft mirë në udhëtimin e saj në Bergamo, ku mposhti Atalantan 0:2, shkruan lajmi.net. Kryeqytetasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 10’, kur gjetën golin me anë të Zaccagni. Fitoren për Lazio e siguroi braziliani Felipe Anderson, i…
Sport
Lazio ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Atalantas.
Skuadra e Lazios ka kaluar mjaft mirë në udhëtimin e saj në Bergamo, ku mposhti Atalantan 0:2, shkruan lajmi.net.
Kryeqytetasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 10’, kur gjetën golin me anë të Zaccagni.
Fitoren për Lazio e siguroi braziliani Felipe Anderson, i cili shënoi në minutën e 52’ të takimit.
Atalanta ishte e pafuqishme për të reaguar, duke bërë kështu që tri pikët të dalin nga Bergamo dhe të shkojnë drejt Romës.
Në minutat e fundit, Atalanta luajti me 10 lojtarë, pasi Luis Muriel u ndëshkua me kartonin e kuq (i dyti i verdhë) kur ishte minuta e 90′.
Lazio, me këtë fitore shkon në 24 pikë dhe merr pozitën e tretë, duke tejkaluar kështu Atalantan që mbetet me 24 pikë.
Fitorja e Lazio i shkon përshtati edhe Milanit e Napolit, që kanë nga 26 pikë në krye të tabelës. Napoli luan sonte ndeshjen e mbetur ndaj Romës, me mundësi për t’u shkëputur si lidere. /Lajmi.net/