Lazio 4:2 Salzburg, vlerësohen lartë Berisha dhe Strakosha

Skuadra romake ka fituar me rezultat 4-2 kundër Salzburgut të Valon Berishës.

Sport

05/04/2018 23:52

Kjo ishte çerekfinalja më interesante e kësaj të enjte ku u shënuan plot 6 gola.

Pjesa e parë përfundojë me rezultat të barabartë 1-1, ku në listën e golashënuesve ishte edhe Valon Berisha, lojtar i përfaqësueses së Kosovës.

Lulic ndërroi shifrat shumë herët në këtë takim duke shënuar gol në minutën e 8’të të takimit.

Pas golit Salzburg shtojë presingun duke arritur që të fitojnë një penallti të cilën në gol e shndërron përsëri Valon Berisha në minutën e 30’të të takimit.

Me këtë rezultat të dy skuadrat shkojnë në pushim.

Por më të filluar pjesa e dytë Lazio kthen epërësinë. Ishte Parolo që shënoi për rezultat 2-1 në minutën e 49.

Salzburg përsëri fillojë sulmin dhe barazuan në minutën e 71’të. Por, këtë epërsi nuk arritën ta ruajnë më shumë se 3 minuta ku në skenë del Anderson për të shënuar për 3-2. E dy minuta më vonë Salzburg pësoi edhe golin e katërt. Kësaj radhe ishte Immobile.

e