Lazaro lë përsëri Interin, ka marrëveshje me Borussia Monchengladbach

Valentino Lazaro përsëri do ta lë Interin.

Sport

17/08/2020 16:17

Pas kthimit nga huazimi te Newcastle United, Valentino Lazaro ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.

Lojtari nuk do të qëndrojë te skuadra e Inter, bëjnë të ditur raportimet nga ‘Goal Italia’, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Sky Sport’, thuhet se lojtari ka arritur marrëveshje për kalimin te Borussia Monchengladbach.

Lojtari do të shkojë në formë huazimi, me skuadrën gjermane që do të ketë të drejtën për blerje në fund të huazimit.

Lazaro arrinte tek Inter në verën e vitit 2019 por nuk gjeti dot hapësirat e nevojshme. /Lajmi.net/