Lazarat, fidanët e hashashit mbi çati, kryekomunari nuk i sheh!

Teksa flitet për hashash në Shqipëri është e vështirë të mos përmendet dhe fshati Lazarat, aty ku për më shumë se dy dekada kultivimi i kësaj bime mbetet biznesi fitimprurës për banorët e zonës si dhe grupet kriminale të narkotrafikut. 

Lajme

25/05/2014 00:08

Në oborret e banesave të lazaratësve, pamjet tregojnë se janë me qindra e mijëra vazo me ngjyrë të kuqërremtë që janë të mbjella plot me fidanë, e “në pak ditë këto fidanë do të dalin për mbjellje”, në parcela deklarojnë jashtë kamerave banorët e zonës.
 
Në pamje nuk mungojnë as bidonët me pleh apo depozitat e ujit që nevojiten për kultivimin e fidanëve.
 
Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit ku me mure të larta për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat, secili nga ato banorë ka krijuar oazin e tij, duke kultivuar i paprekur fidanët.
 
Ndërsa në pamjet e fokusuara, shihet që fidanët janë të vendosur në qese plastmasi me ngjyrë të zezë dhe janë pozicionuar mbi tarracë ku dhe dielli bie më shumë.
 
Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se të hënën nis procesi i monitorimit me avionë nga ajri të territorit për identifikimin e zonave të mbjella me hashash, ndërsa pamjet e “A1 Report” tregojnë se procesi në Lazarat vazhdon.
 
Grupi Xhirimit nga Tv “A1 Report” mundi të sjellë këto pamje ekskluzive të cilat krijojnë një panoramim të situatës aty ku nuk mungojnë, vazat e plehut, depozitat e ujit, punëtorët, dhe gjithçka që nevojitet për të rritur drogën, zv.drejtori i policisë Sokol Bizhga pak kohë më parë deklaronte se “hyra në fshat, piva një kafe me banorë të zonës dhe nuk pashë të kishte drogë!”.
 
Për grupin e xhirimit të “A1 Report” banorët e zonës dhe punëtorët që prej pak ditësh kanë nisur sezonin e dytë të punës në Lazarat deklarojnë, se niveli i mbjelljes ka rënë paksa por ata punojnë të pashqetësuar nga askush përfshi këtu dhe policinë pasi sipas tyre në fshat nuk ka polici, shktruan Shqiptarka në edicionine saj online.

.