Lavezzi transferohet atje ku nuk e priste askush
Sulmuesi i PSG-së, Ezequiel Lavezzi, është afër marrëveshjes me skuadrën e tij të re.

Sport
Ezequiel Lavezzi pritet t’i bashkohet skuadrës kineze Shanghai Shenhua, konfirmon Goal.
Kontrata e argjentinasit me PSG-në skadon në verën e këtij viti, ndërsa ai pritet të kaloi te Shanghai qysh në këtë muaj, pasi në Kinë afati kalimtar është i hapur deri më 26 shkurt.
Lavezzi do tu bashkohet lojtarëve të shumtë si Martinez, Ramires, Gervinho etj, të cilët kaluan në Superligën Kineze gjatë janarit, përcjell Lajmi.net.