​Lautaro: Kam qarë për dy ditë nga dhmbjet, por s’mund ta humbisja këtë ndeshje

Sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar se luajti kundër Barcelonës përkundër gjendjes aspak të mirë për shkak të lëndimit dhe kundër dëshirës së familjes, përkatësisht mamasë së tij. Sulmuesi argjentinas shënoi një gol në fitoren 4-3 të Interit kundër Barcelonës si dhe fitoi penalltinë të cilën në gol e ktheu Hakan Calhanoglu.…

Sport

07/05/2025 12:22

Sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar se luajti kundër Barcelonës përkundër gjendjes aspak të mirë për shkak të lëndimit dhe kundër dëshirës së familjes, përkatësisht mamasë së tij.

Sulmuesi argjentinas shënoi një gol në fitoren 4-3 të Interit kundër Barcelonës si dhe fitoi penalltinë të cilën në gol e ktheu Hakan Calhanoglu.

“Po e kaloja keq. Kalova dy ditë duke qarë në shtëpi, por nuk mund ta humbisja këtë ndeshje – edhe pse këmba ime nuk ishte në rregull. E lidha shumë fort, dola në fushë dhe po, kjo është mënyra si jam. Kështu e jetoj unë futbollin”, ka thënë Lautaro pas ndeshjes.

“Kam qarë shumë pas ndeshjes me Barcelonën për shkak të dëmtimit, por i premtova familjes sime se do të luaja në ‘San Siro’. Ky është futbolli për mua – jeta ime. Duhej të isha aty. Nuk ndihem mirë ende, por do të punojmë për ta rikuperuar plotësisht këmbën. Një përqafim i madh për mamanë time – ajo nuk donte të rrezikoja dhe të luaja këtë ndeshje, por… unë kështu jam.”, ka thënë në fund Lautaro.