​Lautaro futet në histori të Interit

Superylli i Interit, Lautaro Martinez u rikthye në listën e golave mbrëmë, pasi skuadra e Simone Inzaghit mposhti Empolin me rezultat 3-0 në Toskanë. Duke bërë këtë, 27-vjeçari arriti një sukses historik me fanellën e “Nerazzurrëve”. Sipas faqes zyrtare të Interit, Martinez kapërceu Istvan Nyers për t’u bërë golashënuesi më produktiv jo-italian i klubit. Goli…

Sport

31/10/2024 10:36

Superylli i Interit, Lautaro Martinez u rikthye në listën e golave mbrëmë, pasi skuadra e Simone Inzaghit mposhti Empolin me rezultat 3-0 në Toskanë. Duke bërë këtë, 27-vjeçari arriti një sukses historik me fanellën e “Nerazzurrëve”.

Sipas faqes zyrtare të Interit, Martinez kapërceu Istvan Nyers për t’u bërë golashënuesi më produktiv jo-italian i klubit. Goli i së mërkurës ishte i 134-ti i argjentinasit në fanellën e Interit që nga ardhja në “Giuseppe Meazza” në vitin 2018.

Sezonin e kaluar, Martinez fitoi çmimin e tij të parë “Capocannoniere”. Me 24 gola në Serie A, ai frymëzoi Interin për titullin 20-të historik. Ai mbante gjithashtu shiritin e kapitenit, duke forcuar statusin e tij si legjendë e klubit.