“Rama e ka njëfarë zori, por më mirë të tregojë se çfarë sikleti ka” Lumir Abdixhiku thotë se LDK-ja s’është në udhëheqje të Prishtinës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me marrëdhënien që ka tani për tani me Përparim Ramën. Madje ai tha se LDK-ja nuk është më pjesëmarrëse në udhëheqjen e Prishtinës. “LDK-ja nuk është pjesëmarrëse në udhëheqjen e Prishtinës. Ka njerëz të LDK-së në grupin e Ramës, por që ata s’mund të përfaqësojnë LDK-në,…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me marrëdhënien që ka tani për tani me Përparim Ramën.
Madje ai tha se LDK-ja nuk është më pjesëmarrëse në udhëheqjen e Prishtinës.
“LDK-ja nuk është pjesëmarrëse në udhëheqjen e Prishtinës. Ka njerëz të LDK-së në grupin e Ramës, por që ata s’mund të përfaqësojnë LDK-në, pra LDK-ja përfaqësohet nga kryetarët e degëve.Ne kemi pasur qëndrim sa i përket koalicionit, ne e kemi pasur kandidat, por në qeverisje të Prishtinës mendoj se ka gabuar dhe nëse ka gabuar do ta marrë përgjegjësinë mbi vete. Ka lënduar anëtarësinë shumë”,deklaroi Abdixhiku.
Madje ai tha se nuk ka çështje personale me të.
“As interesa as asgjë”,shtoi ai.
“Kur e prish marrëveshjen, kur i lëndon anëtarët pra është çështje e partisë madje s’e përkrah askush. Ne kemi bërë beteja me Kurtin më herët, këto janë të vonshme. Për këtë në fushatën e fundit s’do të duhej që të shkarkoheshin drejtorët komunalë, por të punonim e të merrnim vota më tepër”,shtoi ai, shkruan lajmi.net.
Abdixhiku madje iu kundërpërgjigj Përparim Ramës i cili para disa ditëve deklaroi se është munduar t’i ndihmojë Abdixhikut, por se ky deshi ta rrëzojë.
“Janë diskutime të nivelit të ulët, as nuk lëshohem në ato çështje. Unë ende s’i kam takuar asamblistët e LDK-së, pas prishjes së marrëveshjes që kemi pasur. Natyrisht që jo nuk qëndron. S’është temë e diskutimit, por siç duket ka njëfarë zori është mirë me tregu çfarë sikleti ka është mirë me tregu se ky siklet nuk lidhet me LDK-në”,deklaroi Abdixhiku.
Ai është pyetur edhe mbi raportimet se Përparim Rama mund të “jetë i arrestuari i radhës”.
“LDK-ja nuk spekulon në çështje ligjore e prokuroriale dhe natyrisht që në rrethanat që provohet ndryshe që ka afera të caktuara për këdo qoftë, LDK-ja merr pozicion të qartë dhe distancohet menjëherë. LDK-ja nuk mbron krimin”,deklaroi ai në Rubikon.
Ndryshe marrëdhëniet e mira në mes Abdixhikut dhe Ramës janë prishur prej disa kohësh.
“Fokusohu në Prishtinë se s’ka gjë më të shenjtë se me marr besimin e prishtinasve. Mos të merret me tjerat çështje”,shtoi ai./Lajmi.net/