Dyshohet për fajde dhe detyrim, arrestohet një person në Pejë – i sekuestrohen edhe armë
Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se gjatë viteve 2025–2026 ka kryer në vazhdimësi veprat penale të fajdesë dhe detyrimit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion i kalibrave të ndryshëm. I dyshuari, shtetas i…
Lajme
Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se gjatë viteve 2025–2026 ka kryer në vazhdimësi veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion i kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
“FAJDE&DETYRIM
Pejë 2025-2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje“, thuhet nw njoftim.