Laurina Gashi, e 7-ta në EYOF Maribor 2023

Xhudistja jonë me të ardhme të ndritur, Laurina Gashi, ishte afër zonës së medaljes në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Maribor 2023. Gashi përfundoi në vendin e shtatë, por me pak fat ka mundur të vije edhe deri tek medalja, në kategorinë -52 kg. Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të…

Sport

26/07/2023 17:22

Xhudistja jonë me të ardhme të ndritur, Laurina Gashi, ishte afër zonës së medaljes në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Maribor 2023.

Gashi përfundoi në vendin e shtatë, por me pak fat ka mundur të vije edhe deri tek medalja, në kategorinë -52 kg.

Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytën mundi estonezen, Anna Schroeder, pas vetëm disa sekondash luftë. Në çerekfinale u mund nga Marlene Schinwald, me shënim të artë.

Luftën drejt të bronztës e vazhdoi përmes repesazhit, ku fillimisht mundi rumunen, Silvia Pomana, por në luftën e radhës, u mund në shënim të artë nga holandezja, Elise Rustige.

Vendi i shtatë konsiderohet sukses për Gashin, që njëherit arrin suksesin më të madh deri më tani nga ekipi ynë në EYOF Maribor 2023.

Sot garoi edhe Jon Veseli në kategorinë -66 kg, por që pësoi humbje në raundin e parë nga rumuni, Reinat Croitoru.

Garat e xhudos nga afër i ndjeki edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku dhe anëtarët e BE të KOK-ut, nënpresidentja, Mimoza Shkodra Bislimi dhe anëtarët e BE, Avni Nuha, Bujar Turjaka e Besire Domaniku. Sadiku vizitoi ekipin tonë në Maribor./Lajmi.net/