Latifi thotë se intensifikimi i thirrjeve nga Specialja mund të sjellë aktakuzën e parë

Anëtari i PDK-së, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin 'Pressing' se intensifikimi i thirrjeve nga Specialja mund të thotë se aktakuza e parë po vjen.

Lajme

09/12/2019 22:24

Sot është nisur për tu paraqitur edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ndërkohë që ftesat e Speciales kohët e fundit janë shpeshtuar.

“Intensifikimi i thirrjeve mund të thotë se aktakuza e parë po vjen”, ka thënë Latifi.

Por gjithsesi, Latifi shton se thirrjet nuk kanë lidhje me zhvillimet politike në vend.

“Specialja nuk mërzitet shumë për zhvillimet politike tona”, tha ai.

“Është bërë një lidhje që Specialja do të merret me grupin e Drenicës, si lidhje që kanë me “Shtëpinë e Verdhë”, por kjo nuk është e vërtetë pasi që në raportin e Martit janë përmendur edhe persona që nuk kanë fare lidhje me atë rajon sikur Komandant Remi”.