Latifi kritikon ndryshimin e orarit mësimor për Ramazan: Kështu shteti i adapton dogmat fetare, por në Europë kjo s’mund të zgjasë

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit. Ai e cilëson këtë vendim si hap të parë, drejt, siç thotë, “adaptimit të institucioneve publike me kërkesat fetare”. Në reagimin e tij, ai ka paralajmëruar për rrezikun…

Lajme

19/02/2026 14:11

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit.

Ai e cilëson këtë vendim si hap të parë, drejt, siç thotë, “adaptimit të institucioneve publike me kërkesat fetare”.

Në reagimin e tij, ai ka paralajmëruar për rrezikun e kalimit gradual nga ndryshime të vogla organizative drejt ndikimit më të gjerë të dogmave fetare në shtet.

“Po, saktësisht kështu fillon kjo punë: ma ca gjëra të vogla, në shikim të parë të padëmshme, si adaptimi i orareve të shkollave publike me oraret e ritualeve fetare; pastaj, ngadalë, qetë-qetë, kalohet në adaptimin e ligjeve të shtetit me kërkesat e dogmave fetare dhe një ditë, si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit. Por meqë jemi në Europë kjo mund të zgjas e shumta një javë, derisa tanket serbe të marrin dritën e gjelbërt për të marshuar në Kosovë”, shkroi Latifi në një postim në Facebook.