Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fatin tënd e paçin shokët në Hagë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka uruar mirëseardhje Fadil Fazliut, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale. Kthimi i mikut të tij, Latifi tha se është një lajm që i gëzon të gjithë, me shpresën se do ta ketë ‘këmbën e mbarë’ edhe për çlirimtarët e tjerë që po mbahen ën paraburgim në Hagë.…

Lajme

10/02/2026 16:52

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka uruar mirëseardhje Fadil Fazliut, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale.

Kthimi i mikut të tij, Latifi tha se është një lajm që i gëzon të gjithë, me shpresën se do ta ketë ‘këmbën e mbarë’ edhe për çlirimtarët e tjerë që po mbahen ën paraburgim në Hagë.

“Mirë se u ktheve, miku im i hershëm, Fadil Fazliu!

Pas një kohe të gjatë dhe të padrejtë larg familjes dhe shokëve, kthimi yt është një lajm që na gëzon të gjithëve. Uroj që kjo liri e kushtëzuar të shndërrohet sa më shpejt në liri të plotë dhe që ta gëzosh shëndetin, familjen dhe jetën me dinjitet.

Paç këmbën e mbarë e fatin tënd e paçin edhe shokët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”.

Në fund, ai shkroi se drejtësia duhet të vihet në vend për të gjithë.