Latifi: Gabim që nuk iu dha fjala askujt nga Shqipëria

Filozofi Blerim Latifi duke komentuar manifestimin e ditës së çlirimit të Kosovës, e ka quajtur gabim faktin që në asnjë tubim nuk iu dha fjala përfaqësuesve të Shqipërisë.

Lajme

12/06/2019 20:00

Ai tha se po harrohet që pa Shqipërinë, asnjë plumb nuk do të mund të shkrepej.

‘’Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës!

Ne po harrojmë se pa Shqipërinë asnjë plumb s’do të kishim mundur ta shkrepim, e lëre ma të organizojmë luftën e armatosur kundër Serbisë!

A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?’’, ka shkruar Latifi në Facebook