Larja e shpeshtë e çarçafëve është shumë e rëndësishme, që të shmangni këto probleme shëndetësore

Nëse nuk i lani shpesh çarçafët mund të keni disa probleme me shëndetin!

Lifestyle

05/05/2021 13:45

Një pjesë e madhe e jetës tonë kalon në shtrat. Dhe ndërsa flemë, materialet e mbetura si vaji, qelizat e lëkurës dhe papastërtitë, mbesin në çarçafë duke u akumuluar me kalimin e kohës, shkruan “ABCNews”.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, më poshtë do ju tregojmë se cilat janë problemet që do të keni në shëndet nëse nuk i lani shpesh çarçafët, transmeton lajmi.net.

Shfaqje aknesh dhe lëkurë e irrituar

Nëse keni vërejtur të keni akne në lëkurën tuaj, jastëku juaj ka mundësi të jetë pis. Përdorimi i përditshëm bën që vaji, qelizat e vdekura dhe papastërtitë të bllokojnë poret duke çuar në puçrra. Lëkura gjithashtu mund të skuqet, për shkak të baktereve të pranishme.

Alergji të këqija nga merimangat e pluhurit

A keni teshtitje dhe kruajtje sysh gjatë natës? Kjo ndodh sepse mund të vuani nga alergjitë. Shkaqet e alergjive mund të varjojnë nga poleni te pluhuri i merimangave që janë në çarçafët tuaj. Këto merimanga mund të shkaktojnë alergji serioze dhe astmë.

Efekte të dëmshme të gjumit me kafshë shtëpiake

Fjetja me kafshë shtëpiake mund të jetë e lezetshme, por duhet të merrni parasysh se ka dhe rreziqe. Për shkak se kafshët shtëpiake kanë këpusha, ju mund t’ju shkaktojnë Lyme. Qimet e kafshëve shtëpiake gjithashtu mund të tërheqë merimangat e pluhurit për të jetuar në shtratin tuaj.

Kruajtje koke

Çarçafët e njomë nga fjetja në to janë një mjedis i shkëlqyer për kërpudhat e njohura si dermatofitet. Këto kërpudha shkaktojnë të kruara në kokën tuaj.

Për të parandaluar këto probleme lani shpesh çarçafët dhe rregullojeni shtratin të paktën 20 minuta pasi jeni zgjuar, jo menjëherë. /Lajmi.net/