Largohet “puçra” më e madhe në botë, peshonte 6 kg

Dr. Sandra Lee, ka larguar puçrën më të madhe në karrierën e saj, pesha e së cilës ishte 6 kg, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Fun

25/12/2019 16:38

Pacienti i saj ishte Tim, një fermer i cili jeton në Walstonburg të Kalifornisë Veriore. Ai jetonte me një gungë në shpinë për 10 vite me radhë, transmeton lajmi.net.

“Është një barrë e rëndë. Jam duke ecur me një gungë në shpinë për shkak të peshës së tepërt”, deklaroi fermeri për shikuesit e TLC.

Dr Sandra Lee e përshkroi gungën si më të madhen që kishte parë ndonjëherë, duke shtuar se është një lipomë që ka thyer rekord botëror.

Madje, mjekja po thotë se madhësia e puçrës së pacientëve tejkalonte atë të binjakëve të saj menjëherë pas lindjes.

“Kam lindur dy binjakë meshkuj, asnjëri nga ta nuk ishin të madhësisë e peshës së gungës që nxora nga trupi i Tim-it”, potencoi Dr. Lee.

Kujdes: Pamjet në vazhdim kanë përmbajtje të rëndë, të cilat mund të jenë shqetësuese për disa nga lexuesit tanë. 

/Lajmi.net/