Largohet infermierja nga puna, tentoi t’ia shëronte kancerin pacientit përmes Biblës

19:17 | 21 Maj 2019

Një infermiere u shkarkua nga një spital britanik, pasi tentoi ta shëronte një pacient përmes Biblës.

Sarah Kuteh u shkarkua nga puna në Spitalin e Luginës Darent në Dartford, Kent, pasi në vitin 2016 fliste në mënyrë të përsëritur me pacientët rreth besimit të saj dhe dhurimin e Biblës, duke shkelur rregullat e Këshillit të Infermierisë dhe Mamive, transmeton lajmi.net.

Një vendim, i publikuar javën e kaluar nga Gjykata e Apelit, tha se më 3 qershor 2016 një pacient në spital ishte ankuar për sjelljen e infermierës Kuteh.

Gjykata dëgjoi nga pacienti, i cili ishte i diagnostikuar me kancer, se infermierja e kishte inkurajuar atë të lexonte një nga psalmët e Biblës, që të shëronte gjendjen shëndetësore nga e cila vuante. /Lajmi.net/