Largohet edhe banori i fundit nga Kosova në Big Brother Vip, a do të votojnë më kosovarët?

Egzona është eliminuar sonte nga Big Brother Vip.

ShowBiz

28/01/2022 23:20

Ky edicion ka pasur disa banorë nga Kosova të cilët tashmë gjenden në shtëpitë e tyre, shkruan lajmi.net.

Fifi, Beatrix, Valon Shehu, Dj Pm, Dj Dagz ishin disa nga banorët nga Kosova rrugëtimi I të cilëve ka përfunduar.

E fundit nga Kosova që u fut në Big Brother Vip ishte moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna e cila u fut 24 ditë më parë.

Sonte ajo u eliminua nga televotimi ku ishte bashkë me Dritanin, me të cilin kanë hyrë në të njejtën ditë.

Kështu, në këtë pikë të lojës ku kanë mbetur edhe tri javë nga finalja nuk ka mbetur asnjë banor nga Kosova, që automatikisht zbeh votat nga kosovarët./Lajmi.net.