Largimi i David Luiz nga Arsenali, Xhaka ka një mesazh për të

Granit Xhaka ka vlerësuar lartë, mbrojtësin brazilian David Luiz.

Sport

23/05/2021 08:39

Luiz erdhi nga Chelsea në vitin 2019 si transferim i lirë ku pati paraqitje të mirë, por edhe disa paraqitje kontroverse të cilat nuk do të harrohen nga dashamirët e futbollit, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, David Luiz ka njoftuar se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, dhe tani Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram, duke e vlerësuar lartë brazilianin.

“Ishte një nder i madh të hyj e të luaj në fushë pranë teje vëlla”, kishte shkruar Granit Xhaka.

Destinacioni më real i David Luiz është Brazili, por edhe një rikthim tek Benfica nuk përjashtohet./Lajmi.net/