“Larg qoftë një valë e re infektimesh” – Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës.

Lajme

29/04/2022 13:39

Ai ka thënë se imuniteti bie gjashtë muaj pas marrjes së doëzës së dytë, shkruan lajmi.net.

Kurti thotë se rënie e tillë e imunitetit krijon rrezik për valë të re infektimesh.

“Largë qoftë ndonjë valë e re, që imponon masa të reja”, ka thënë Kurti.

Andaj, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që sa më masivisht të vaksinohen me dozën e tretë. /Lajmi.net/