Laporte: Sigurisht që i shikojmë ndeshjet e Liverpoolit
Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte ka treguar që ata i ndjekin ndeshjet e rivalit Liverpooli.
Sport
Gara në Premier Ligë vazhdon ende të jetë interesante, me dy skuadra që presin gabimin e njëra-tjetrës.
Manchester City aktualisht janë lider me 83 pikë, ndërsa Liverpool 82 sosh.
Laporte ka folur për faqen zyrtare të ekipit dhe ka pranuar se ata i ndjekin ndeshjet e Liverpoolit, por janë të fokusuar maksimalisht në ndeshjet e tyre.
“Sigurisht, ne i shikojmë ndeshjet dhe rezultatet e Liverpool-it, por fokusohemi vetëm te vetja dhe sigurohemi që të bëjmë punën tonë”, tha francezi përcjell lajmi.net.
‘Citizens’ dhe ‘Reds’ kanë vetëm edhe pesë ndeshje në dispozicion për këtë sezoni, mbetet të shihet kush do të shpallet kampion./Lajmi.net/