Laporta për tifozët e Frankfurtit në ‘Camp Nou’: Ne do të marrim masa sepse është e turpshme ajo çfarë ka ndodhur

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në lidhje me numrin e madh të tifozëve të Frankfurtit, tha se do të hetojnë atë se çfarë ka ndodhur dhe do të merren masa

Sport

15/04/2022 17:06

Gjatë ndeshjes çerekfinale të Evropa Ligës, ndërmjet Barcelonës dhe Frankfurt që u zhvillua në ‘Camp Nou’, ishin 30.000 tifozë të ekipit gjerman.

Ata kishin në dispozicion vetëm 5000 bileta, por në stadium ishin të pranishëm një numër më i madh i tyre.

Në lidhje me këtë çka ka ndodhur mbrëmë në ‘Camp Nou’, foli edhe presidenti Laporta.

Ai tha se janë duke e hetuar çfarë ka ndodhur dhe do të merren masa që kjo situatë mos të përsëritet.

“Jam i shqetësuar sepse ajo që ndodhi ka qenë një turp që nuk mund të përsëritet.

Kemi informacionet për atë që ka ndodhur, por na duhet kohë për të trajtuar atë. Ne do të marrim masa sepse është e turpshme”, tha Laporta, përcjell lajmi.net.

Sipas zyrtarëve katalanas, tifozët e ekipit mysafirë përdorën edhe rrugë alternative për blerjen e biletav , duke mos e përjashtuar mundësinë që biletat t`i kenë blerë nga tifozët e Barcës./Lajmi.net/