Laporta: Pas Lewandowski, fokusin e kemi te mbrojtja

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar planet e klubit për pjesën e mbetur të merkatos.

Sport

19/07/2022 08:45

Laporta është shprehur i kënaqur me arritjet e deritanishme në merkato, ku Barca siguroi nënshkrimet e Robert Lewandowski, Franck Kessie e Andreas Christensen.

Marrëveshja e fundit, ajo me polakun Lewandowski ishte më e madhja. Por, Laporta insiston të vazhdohet me punët e mira dhe të përmirësohet mbrojtja.

“Pas marrëveshjes me Lewandowski, ne po shohim opsionet për të përforcuar mbrojtjen”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.

“Xavi na ka dhënë gjashtë emra për mbrojtjen. Besoj se tifozët do të jenë të kënaqur me lëvizjen tonë”, shtoi ai.

Jules Kounde i Sevilla është prioriteti i skuadrës dhe dëshira më e madhe e Xavi. Si alternativë është përmendur edhe Kalidou Koulibaly. /Lajmi.net/