Laporta: Nëse unë flas për Haaland, çmimi i tij rritet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është pyetur përsëri për situatën e Erling Haaland.

Sport

08/03/2022 08:12

Haaland vazhdon të jetë emri më i lakuar para merkatos së verës, me lojtarin që kërkohet nga Barcelona, Manchester City e Real Madrid.

Dje raportohej se në garë vazhdojnë të jenë vetëm City e Real Madrid, por situata në terren duket të qëndrojë më ndryshe.

Për lojtarin ka folur edhe presidenti i Barcës, Joan Laporta, i cili thotë se nuk flasin shumë për Haaland, shkaku se çmimi i tij rritet pas çdo spekulimi.

“S’mund të them asgjë, sepse çmimi i tij rritet”, ka thënë Laporta, i pyetur nga ‘Barca TV’ për Haaland, transmeton lajmi.net.

“Ne po planifikojmë të forcohemi në të gjitha linjat. Po punojmë. Secili lojtar dëshiron Barcën”, shtoi ai.

Barcelona pritet të bëjë lëvizje të mëdha edhe në mbrojtje, me Andreas Christensen e  Cesar Azpilicueta si dy emrat më të përfolur. /Lajmi.net/