Laporta: Frenkie de Jong duhet të vazhdojë te Barcelona

Joan Laporta ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e Barcelonës.

Sport

25/05/2022 09:15

Barca pritet të jetë në mesin e skuadrave më aktive në merkaton e verës. Ardhje të reja e largime pritet të ndodhin.

Nga emrat që përmenden si të mundur për t’u larguar është edhe ai i mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.

Por, presidenti Joan Laporta, njësoj sikur edhe lojtari, kanë dhënë mesazhe të forta se ai do të vazhdojë në ‘Camp Nou’.

“Frenkie de Jong është kualitativ. Ai e di sistemin tonë dhe është lojtar i rëndësishëm në merkato, kemi prnauar oferta për të”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.

“Por, ne mendojmë se ai duhet TË VAZHDOJË te Barcelona”, shtoi tutje presidenti i Barcës.

Frenkie de Jong lidhej me një ribashkim me Erik ten Hag te Man United, por duket se kjo nuk do të ndodh. /Lajmi.net/