Lansohet raketa supersonike pa dritare të përparme, arrin në 1.800 km/h

NASA po punon aktualisht në një aeroplan supersonik në formë lapsi, e cila nuk do ketë dritare të përparme.

Auto & Tek

25/06/2019 15:05

Ky koncept, i përceptuar si i mangët, do të zbutet me instalimin e ekranit televiziv me rezolucion ‘4K’, me dy kamera të montuara në pjesën e përparme të aeroplanit, transmeton lajmi.net.

Sistemi quhet Sistemi i Vizibilitetit i Jashtëm (XVS) dhe do të kombinojë të dhënat e terrenit dhe inputin vizual për të krijuar një imazh të plotë të vendndodhjes së aeroplanit.

I njohur zyrtarisht si Transporti Supersonik X-59 (QueSST), mjeti mund të jetë gati për një sërë provash deri në vitin 2021.

Ai mund të fluturojë nga Londra në Nju Jork në vetëm tre orë. /Lajmi.net/