Lansohet aplikacioni që ju njofton për sulmet terroriste

Qeveria franceze ka lansuar një aplikacion për telefona mobil, që njofton njerëzit kur ka sulme terroriste.

Auto & Tek

08/06/2016 17:18

Ky aplikacion, i quajtur SAIP po lansohet pikërisht para mbajtjes  së kampionatit evropian të futbollit Euro 2016, që fillon këtë të premte, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ky aplikacion i lajmëron përdoruesit “në rast se dyshohet se po ndodhë ndonjë sulm terrorist”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Francës.

Qeveria franceze thotë se ky aplikacion është krijuar pas sulmeve në Paris, në nëntor të vitit të kaluar, ku u vranë 130 persona, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit e këtij aplikacioni, duhet vetëm ta shkarkojnë atë, të regjistrohen dhe të japin lokacionin se ku ndodhen.

Ndërkaq, në rast të ndonjë sulmi terrorist, përdoruesit do të lajmërohen se çfarë po ndodhë dhe si të jenë të sigurtë./lajmi.net