Lamtumirë Portugali, lamtumirë Ronaldo
Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores për Portugalinë kundër Ganës me rezultat 2:1. Por, ai dhe skuadra e tij prapë u eliminuan nga Kampionati botëror për shkak të golaverazhit më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sport
Cristiano Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan nga Kampionati botëror edhe pse shënuan fitoren e parë në kuadër të Grupit G.
Ylli i Real Madridit nuk i mjaftoi Kombëtares së tij që të realizojë mrekullinë, pasi Portugalia fitoi 2:1 ndaj Ganës dhe së bashku u eliminuan nga Botërori.
Në fakt Ronaldo ishte afër golit të tij të parë në Botëror, por qëlloi shtyllën, para se Portugalia të kalonte në epërsi pas gjysmë ore lojë me autogolin e John Boye.
Mirëpo, Gana u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin nëpërmjet golit të Asamoah Gyan, pas 57 minutash lojë. Ronaldo ishte në gjendje të realizojë golin e tij të parë në Botëror në minutën e 80-të, por shënimi i tij nuk i mjaftoi Portugalisë që u eliminua për faj të golaverazhit më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.