Lamtumirë Nice, Sneijder befason me klubin e ri

Mediat holandeze raportojnë se e ardhmja e Wesley Sneijder mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

29/11/2017 09:13

Wesley Sneijder është i gatshëm të largohet nga Nice.

Mesfushori holandez është i pakënaqur te klubi francez.

Kurse, mediat holandeze raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sneijder thuhet se ka filluar bisedimet me drejtuesit e Los Angeles Galaxy për kalim te klubi nga Major League Soccer.

Ish ylli i Interit dhe Galatasarayt mund të largohet nga futbolli evropian për të provuar një përvojë të re. /Lajmi.net/