Lamtumirë Dortmund, Aubameyang në Premierligë
Klubet e Premierligë janë në alarm të kuq pasi Pierre-Emerick Aubameyang u dënua nga skuadra e Borussia Dortmundit.
Sport
BVB ka pezulluar golashënuesin e tij më të mirë Aubameyang për atë që klubi thotë se janë “arsye disiplinore”.
Dortmund ka lajmëruar në profilin e tyre në Twitter se Aubameyang, i cili ka 10 gola në 11 ndeshje të Bundesligas këtë sezon, është lënë jashtë për përballjen e tyre në udhëtim me Stuttgartin të premten mbrëma.
Aubameyang është duke u lidhur me Barcelonën, megjithëse ai u përmend si një objektiv gjatë verës për Chelsean dhe Liverpoolin e Jurgen Kloppit.