Lampard zbulon emrat e tre futbollistëve që ia bënë më të vështirë futbollin

Frank Lampard, ish lojtar i Chelsea, ka pasur duele të shkëlqyeshme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/05/2020 09:50

Pikërisht te ky kundërshtar, Lampard ka gjetur futbollistët që ia kanë vështirësuar futbollin atij.

Gjatë një interviste për UEFA-n, Lampard ka veçuar lartë Lionel Messin, Andres Iniestan dhe Xavi Hernandez.

“I pari është Messi, sepse ai është lojtari më i pabesueshëm, një lojtar me shpejtësi dhe ekuilibër. Është si të luash kundër dikujt që nuk është në nivelin e pjesës tjetër. E di që kam luajtur kundër shumë lojtarëve të tjerë të mirë, por ai ishte i veçantë, i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Lampard, përcjell lajmi.net.

“Dy lojtarët tjerë që e bën më të vështirë lojën për mua janë Xavi dhe Iniesta. Në fushën e tyre ndjehesh si në pafundësi, dhe ata luanin rreth teje, por ti nuk mund t’iu afroheshe”.

“Ata dy lojtar si çift ishin diçka e veçantë, ishte një futboll që nuk ishte i zakonshëm për mua”./Lajmi.net/