Lampard tek Chelsea? Ja çfarë kërkon skuadra e Derby County

Ditëve të fundit po flitet shumë për mundësinë që Frank Lampard ta drejtojë skuadrën e Chelsea.

Sport

14/06/2019 17:31

Ish mesfushori i ‘Bluve’ të Londrës regjistroi një sezon fantastik në krye të Derby County, duke arritur që t’i dërgonte në garat e ‘Play Off’.

Problemet e shumta të Maurizio Sarrit, sidomos me tifozët e skuadrës, kanë bërë që trajneri të tërhiqet nga ofertat që po vijnë nga Italia, saktësisht Juventus.

Sarri është afër kalimit tek Juve, dhe zëvendësuesi i tij ideal po shihet Frank Lampard. Por, çfar duhet bërë Chelsea për të siguruar shërbimet e ish mesfushorit?

‘Sky Sports Neës’ raporton se Derby County do të kërkojnë 4 milionë funte në kompensim për ta liruar Lampardin, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Sarri do të zyrtarizohet sot apo nesër tek Juventus, për t’i hapur rrugë Chelseat që të kryejnë lëvizjet e tyre drejt Lampard. /Lajmi.net/