Lampard refuzon të hedh poshtë mundësinë për largimin e Kepa Arrizabalaga
Frank Lampard nuk ka hedhur poshtë mundësinë që Kepa të largohet nga Chelsea.
Sport
Kjo merkato mund ta shoh spanjollin Kepa Arrizabalaga teksa largohet nga ‘Stamford Bridge’.
Forma e dobët e portierit ka bërë që Chelsea të transferojë Edouard Mendy, kështu që spanjolli mund të largohet në formë huazimi, përderisa Lampard nuk mohon këtë mundësi.
“Nuk ka qartësi mbi atë se çfarë do të ndodh dhe unë nuk do të flas për ndoshtat ose ato që mund të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është të fokusohemi në këtë vikend, kur Mendy nuk do të jetë i përfshirë. Do të bisedoj me të gjithë portierët dhe të jem i hapur për të gjetur rrugën që të vazhdojmë përpara”, shtoi anglezi.
Mediet angleze kanë filluar të shkruajnë tashmë se Kepa largohet nga Chelsea edhe nëse dikush ofron 40 milionë për të. /Lajmi.net/