Lampard: Pres edhe më shumë nga Pulisic
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka rritur presionin mbi amerikanin Christian Pulisic.
Sport
Pulisic, i cili kaloi tek Chelsea nga Dortmund, ka arritur që të gjej formën e tij më të mirë, por duket se trajneri i ‘Bluve’ ka pritshmëri edhe më të larta për të.
Pesë gola në 13 ndeshje të Premierligës janë rezultat i mirë, por Lampard pret akoma më shumë nga amerikani, duke mos lënë anash edhe lëvdatat për të.
“Jam shumë i kënaqur me të. Kam kërkuar shumë nga ai. Ai kla luajtur shumë ndeshje së fundmi, radhazi, në një ligë të re që ne e dimë se është fizike për të” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Unë kërkoj shumë, ai ka bërë shumë mirë. Por, unë pres akoma më shumë nga ai” ka shtuar trajneri anglez.
Pulisic veçse ka regjistruar 20 paraqitje me Chelsea, që kur debutoi në Premierligë kundër Man United, në ‘Old Trafford’, në muajin gusht. /Lajmi.net/