Lampard optimist për ndeshjen me Bayernin

Frank Lampard ka folur për Ligën e Kampionëve, veçanërisht për ndeshjen ndaj Bayernit në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/12/2019 19:00

Shorti i hedhur dje, solli disa përballje shumë të fort, e një ndër to do të jetë edhe përballja mes Bayernit dhe Chelseas.

Anglezi shpreson që do të arrijë të tirumfojë në dy ndeshjet, kështu duke e siguruar kualifikimin tutje në çerekfinale të këtij kompeticioni.

“Duhet të fokusohemi në të dy ndeshjet. Mendoj që mund të mposhtim Bayern Munich, por kuptohet që janë shumë të fortë. Është short i vështirë, por i mirë. E dinim që do luanim me ndonjë skuadër të fortë”

Përballjet mes Chelseas dhe Bayernit edhe më parë kanë sjellë ndeshje tejet të forta dhe shumë dramatike, njëjtë pritet të jetë edhe këtë vit. /Lajmi.net/