Lampard: Jam në dijeni se pritshmëritë për ne do të rriten shumë

Frank Lampard është i përgatitur për presionin.

Sport

07/09/2020 18:09

Skuadra e Chelsea pa dyshim ka qenë fituese e merkatos, së paku deri në këtë pikë.

Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Kai Havertz e Thiago Silva janë lojtarët që janë bashkuar me ‘Blutë’ këtë merkato.

Me ardhjen e këtyre emrave, pritshmëritë për Chelsea rriten dhe Lampard e di këtë.

“Jam në dijeni se një klub si Chelsea, edhe kur nuk transferon, pritshmëritë janë të mëdha”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Dhe, unë vetëm duhet të pranojë se kjo është pjesë e punës dhe të tentoj të bëj punën sa më mirë që mundem”, shtoi anglezi.

Chelsea ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve këtë edicion, por sezonin tjetër sigurisht se do të synohen edhe trofetë. /Lajmi.net/