Lampard i thotë PO Abramovichit

Frank Lampard duket se do të jetë trajneri i Chelsea për sezonin e ardhshëm.

Sport

16/06/2019 10:31

Sipas gazetarit të ‘Sunday Times’, Duncan Castles, palët kanë pasur një bisedë telefonike gjatë javës së kaluar, ku janë pajtuar për kushtet personale, transmeton lajmi.net.

Gjatë asaj bisede, Lampard i është thënë se ai do të ketë të paktën dy sezone për të treguar vetën e tij.

Pasi skuadra nuk ka të drejtë për transferime të lojtarëve, Abramovich i ka dhënë Lampardit dy  sezone kohë.

Ish mesfushori i Chelsea duket se dëshiron rikthimin tek ish skuadra, me Maurizio Sarrin që po transferohet tek Juventus.

Lampard ka vetëm një vit përvojë pune, ku me Derby County arriti rezultate të mira, duke siguruar fazën ‘Play Off’.

Në rast se arrihet një marrëveshje, skuadra e Chelsea duhet të paguajë 4 milionë funte për Derby County. /Lajmi.net/