Lamine Yamal i kërkon Barcelonës ta bëjë lojtarin më të paguar në skuadër
Agjencia që menaxhon sulmuesin Lamine Yamal thuhet se i ka kërkuar Barcelonës ta bëjë atë lojtarin më të paguar në skuadër. Sipas gazetarit të njohur Victor Navaroo, menaxhmenti i ka thënë bordit të klubit katalunas se Yamal meriton të jetë në nivelin më të lartë. Agjencia e sheh atë si më të mirin sepse është…

Sport
Agjencia që menaxhon sulmuesin Lamine Yamal thuhet se i ka kërkuar Barcelonës ta bëjë atë lojtarin më të paguar në skuadër.
Sipas gazetarit të njohur Victor Navaroo, menaxhmenti i ka thënë bordit të klubit katalunas se Yamal meriton të jetë në nivelin më të lartë.
Agjencia e sheh atë si më të mirin sepse është sulmuesi më i mirë i ekipit. Ai krijon më shumë raste në sulm, ka diçka të ndryshme nga të tjerët dhe sjell më shumë para.
Barcelona e kupton këtë, por thekson se dy lojtarët me pagat më të larta, Robert Leëandoëski dhe Frenkie de Jong, nuk janë referencë. Ata janë nga kontratat e kaluara dhe klubi nuk dëshiron ta përsërisë këtë.
Klubi dëshiron të vendosë një strukturë të re pagash për ekipin. Barcelona beson se e ardhmja duhet të ndërtohet ndryshe.
Ndryshe, Yamal fiton rreth 1.7 milionë euro në vit, por pasi të nënshkruaj kontratën e re kur t’i bëjë 18 vjet, ai do të fitojë shumëfish me shumë.