Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë me 200 milionë euro

Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen si një nga yjet e sezonit që lamë pas. Me vetëm 17 vjet, ai ishte një nga faktorët kyç në dominimin e Barcelonës në futbollin spanjoll, ku ekipi i tij fitoi tre trofetë më të rëndësishëm të sezonit. Përveç suksesit me klubin, Yamal arriti të udhëhiqte Kombëtaren e Spanjës deri…

Sport

09/06/2025 16:22

Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen si një nga yjet e sezonit që lamë pas. Me vetëm 17 vjet, ai ishte një nga faktorët kyç në dominimin e Barcelonës në futbollin spanjoll, ku ekipi i tij fitoi tre trofetë më të rëndësishëm të sezonit.

Përveç suksesit me klubin, Yamal arriti të udhëhiqte Kombëtaren e Spanjës deri në finalen e Ligës së Kombeve, ku u mundën nga Portugalia.

Aktualisht, tashmë në Transfermarkt, vlen rreth 200 milionë euro, duke e bërë atë lojtari më të shtrenjtë në botë.

Në sezonin që shkoi, Yamal ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 25 asistime në 55 paraqitje për Barcelonën, duke e konsoliduar pozitat e tij si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.