Lamborghini më i shëmtuar ndonjëherë, e posedon Kanye West

Personat e famshëm shpeshherë shprehin dëshirë që t'i modifikojnë makinat e tyre, për t'i bërë ata të duken ndryshe nga turma.

Auto & Tek

17/03/2019 18:01

Së fundmi, Kanye West ka modifikuar makinën e tij, modelin Urus të kompanisë prodhuese të makinave ‘Lamborghini’, i cili nga kritikët po cilësohet si “lamborghini më i shëmtuar ndonjëherë”, transmeton lajmi.net.

Rep artisti ka vendosur që t’ia ulë pezullimin veturës dhe rrotat që i janë vendosur janë mbi madhësinë e kërkuar.

Gjithashtu, West zgjodhi tapiceri lëkure blu dhe të zezë së bashku me stolisje argjendi.

Si i standardizuar, modeli Urus është mundësuar nga një motor V8 me dy litra turbo që prodhon 641 kuajfuqi. Fuqia i dërgohet në të katër rrotat përmes një transmetuesi automatik me tetë shpejtësi.

Gjithashtu, ky lloj i Lamborghinit arrinë të kapë shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 3.6 sekonda. /Lajmi.net/