Lamborghini kthen prapa disa Centenario, shkaku i një gabimi shumë të vogël (Foto)
Vetëm 11 njësi kërkohen të kthehen prapa.
Auto & Tek
Lamborghini ka krijuar vetëm 40 njësi të modelit Centenario, që është i bazuar në Aventador, 20 prej të cilave kupe, kurse pjesa tjetër të dedikuara për rrugë të hapura, transmeton Telegrafi.
Të punuara gjatë vitit të kaluar, si pjesë e festimit të 100 vjetorit të Ferrucio Lamborghini, këto makina janë shumë më të fuqishme se Aventador me 6.5-litra V12 që prodhon 759 kuajfuqi.
Megjithëse janë punuar me shumë kujdes, besoni ose jo, disa prej këtyre Centenario po kërkohet të kthehen prapa.
Autoriteti që rregullon sigurinë e trafikut në Shtetet e Bashkuara, ka gjetur se 11 prej tyre e kanë të ngjitur gabimisht një shenjë dalluese.
Në to ndodhet shenja GVWR, që nënkupton se makina ka peshë të lartë dhe shpenzues i madh, gjë që nuk qëndron.
Kjo do të thotë se makinat punojnë krejtësisht mirë, vetëm kjo shenjë dalluese është vendosur gabim, si pjesë e një lëshimi teknik.
Megjithëse kjo mund të hiqet me lehtësi, apo të mbulohet me një shirit ngjitës, fjala është për Lamborghini, prodhues i cili kujdeset për secilin detaj.
Në anën tjetër, megjithëse një gabim shumë i vogël, mund të bëj dallimin prej të tjerave dhe të ofrohet më shumë për të nga ndonjë koleksionues i fiksuar.