Lakra mbron sytë

Lakra është perime që përmban elemente shumë të mira dhe na sjell përfitime të ndryshme në organizëm.

Lifestyle

30/09/2015 09:33

Disa nga problemet shëndetsore që janë:

Sistemi imunitar
Vitamina C që është në lakër, ndihmon që trupi ynë të luftojë kundër kancerit dhe redukton disa nga simptomat e sëmundjes Alzheimer. Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili ndihmon në rritjen e sistemit imun të trupit, duke luftuar me infeksione mikrobike.

Kapsllëku
Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi ynë të jetë më i fortë. Lakra ndihmon që trupi ynë të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët tona. Kjo lë të kuptohet se personi që përdor lakër mund të mos ketë kurrë probleme me kapsllëk, sëmundje kjo që sjell probleme të tjera si: dhimbje koke, kancer gastrointestinal dhe çrregullime të lëkurës.

Kolesteroli
Lakra është e mirë për të ulur nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Ne nuk kemi nevojë të përdorim ilaçe të ndryshme, të cilat kanë efekte negative te trupi ynë.

Shëndeti i syve
Lakra është shumë e pasur me beta-karotene, që i mban sytë e mprehtë dhe në formë shumë të mirë. Lakra përdoret në pije të ndryshme që ndihmojnë me glaukomë dhe çrregullime nervore. /albeu